Ndërlidhjet

Kreu i ushtrisë pakistaneze takoi Kerryn


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Shefi i ushtrisë së Pakistanit, Ashfaq Pervez Kayani, ka takuar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

Në deklaratën e ushtrisë pakistaneze, të bërë publike sot, thuhet se takimi ka ndodhur në Aman të Jordanisë, të dielën.

Ajo po ashtu bën të ditur se dy zyrtarët kanë diskutuar “procesin e pajtimit në Afganistan dhe çështjet e sigurisë në rajonin e Azisë Jugore”.

AP raporton se Kerry dhe Kayani kanë darkuar së bashku në rezidencën e ambasadorit amerikan në Aman.

Ushtria e Pakistanit shihet si faktor i rëndësishëm për të nxitur talibanët që të bëjnë paqe me administratën e presidentit afgan, Hamid Karzai, për shkak të lidhjeve historike të Islamabadit me talibanët afganë.
XS
SM
MD
LG