Ndërlidhjet

logo-print

Petroviq: Nga dialogu do të fitojnë qytetarët


Sllobodan Petroviq

Sllobodan Petroviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq, pret që në rrethin e ardhshëm të bisedimeve Prishtinë-Beograd, të arrihet pajtim për çështje të rëndësishme.

“Dialogu, i cili zhvillohet në Bruksel, është me interes të përgjithshëm dhe në këtë proces nuk ka fitues as humbës. Fitues do të jenë qytetarët tanë”, ka thënë Petroviq, për të shtuar se raundi i radhës do të jetë thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Besoj se ky rreth i bisedimeve do të jetë shansi i fundit, ashtu si edhe rasti për të gjetur zgjidhje të përbashkët”, ka thënë Petroviq.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të takohen për rrethin e tetë të bisedimeve më 2 prill.

Procesi zhvillohet në Bruksel, nën ndërmjetësimin e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.

Tema më e nxehtë e bisedimeve është vlerësuar të jetë veriu i Kosovës, ku strukturat paralele të Serbisë funksionojnë që nga paslufta.
XS
SM
MD
LG