Ndërlidhjet

Themelohet komisioni ndërministror për pensione


Ilustrim
Ilustrim
Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka aprovuar dy koncept dokumente, ka themeluar Komisionin profesional ndërministror për pensionet, si dhe ka aprovuar dy vendime për mbështetje financiare të aktiviteteve kulturore, për nder të ditëve të komunitetit turk dhe atij rom në Kosovë.

Në hapje të mbledhjes, Thaçi ka vlerësuar se java e fundit ka qenë mjaft aktive dhe dinamike për Republikën e Kosovës në kuptimin politik dhe diplomatik, si dhe të afirmimit të shtetit të Kosovës.

Kryeministri, pos tjerash, ka përmendur rrethin e shtatë të bisedimeve me homologun serb, Ivica Daçiq, si dhe pjesëmarrjen në inaugurimin e Papa Françeskut, në të cilën ceremoni ka takuar edhe nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG