Ndërlidhjet

logo-print

Dhuna fetare “kërcënon” reformat në Birmani


Harta e Birmanisë

Harta e Birmanisë

Qeveria e Birmanisë ka paralajmëuar se dhuna fetare mund të kërcënojë reformat demokratike në vend.

Paralajmërimi i së hënës vjen pasi turma anti-myslimane kanë shkatërruar disa xhami dhe shtëpi në fundjavë, me gjithë përpjekjet e qeverisë për të ndaluar përleshjet sektare.

Presidenti Thein Sein ka shpallur më 22 mars gjendje të jashtëzakonshme në pjesën qendrore të Birmanisë, e cila popullohet nga shumica budiste.

Trupat janë vendosur në qytetin më të prekur, Meikhtila, ku së paku 32 njerëz janë vrarë.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 12,000 njerëz janë zhvendosur.

Qeveria kuazi-civile e Birmanisë ka thënë se “do të adresojë të gjitha sulmet terroriste, përfshirë nxitjen për sulme racore dhe fetare”.
XS
SM
MD
LG