Ndërlidhjet

Beogradi me “zgjidhje precize” për raundin e tetë


Ilustrim

Ilustrim

Në raundin e radhës të bisedimeve me Prishtinën, Beogradi “do të shfaqet me zgjidhje më precize për çështjen e juridiksionit të komunave serbe në Kosovë”.

Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, u ka thënë gazetarëve se dokumentet që kanë qenë në qarkullim gjatë dy raundeve të kaluara, “nuk kanë përmbajtur as minimumin që do të ishte i pranueshëm për Serbinë”.

Ai ka thënë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kompetencat në gjyqësi dhe polici të asociacionit të komunave serbe.

Gjuriq i ka bërë këto komente pas takimit të autoriteteve të larta të Serbisë, në lidhje me dialigun me Kosovën.

Ai nuk ka mundur të thotë nëse më 2 prill, kur do të zhvillohet rrethi i tetë i bisedimeve, do të arrihet marrëveshje apo do të vazhdojë dialogu.

Prishtina kundërshton fuqishëm kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG