Ndërlidhjet

BE pezullon sanksionet ndaj Zimbabves


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka pezulluar sanksionet kundër 81 zyrtarëve dhe tetë kompanive të Zimbabves.

“Vendimi pason refrendumin paqësor, të suksesshëm dhe të besueshëm për kushtetutën e re, i cili është zhvilluar këtë muaj”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Megjithatë, sanksionet do të mbeten në fuqi ndaj 10 personave, përfshirë presidentin e Zimbabves, Robert Magube, dhe dy kompani.

BE-ja ka vendosur sanksione, përfshirë ndalesa udhëtimi, në vitin 2002.

Blloku evropian ka thënë se ato janë në përgjigje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dhunës politike nën sundimin e Magubes.

Aleatët e Magubes kanë argumentuar prej kohësh se sanksionet duhet të hiqen pa kushte dhe se ato kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e Zimbabves.

Në referendumin e 16 marsit, banorët e këtij vendi kanë miratuar kushtetutën e re, e cila zgjeron liritë civile.
XS
SM
MD
LG