Ndërlidhjet

Marrëveshja për Qipron rrit dollarin amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Monedha euro ka rënë kundrejt dollarit amerikan, pasi kreditorët ndërkombëtarë kanë arritur marrëveshje me Qipron, për të ndihmuar këtë vend me 10 miliardë euro.

Në Nju Jork, euroja ka rënë në 1.286 dollarë. Paundi britanik dhe franga zvicerane kanë humbur po ashtu vlerë në krahasim me dollarin amerikan.

Marrëveshja që ka arritur Qiproja me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar parasheh që Nikozia të marrë para nga depozituesit më të pasur në bankat e saj, si dhe të ristrukturojë sektorin bankar.
XS
SM
MD
LG