Ndërlidhjet

logo-print

OKB përgjysmon stafin ndërkombëtar në Siri


Damask

Damask

Kombet e Bashkuara do të largojnë gjysmën e stafit ndërkombëtar nga Siria, pasi sulmet kanë lëvizur gjithnjë e më afër ndërtesave të OKB-së.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Martin Nesirky, ka thënë se mortajat kanë rënë pranë një hoteli në Damask, i cili përdoret nga punonjësit e OKB-së.

“Dje dhe sot, disa mortaja kanë rënë në afërsi të hotelit në Damask, i cili strehon stafin e OKB-së. Mortajat kanë dëmtuar ndërtesën dhe disa makina, përfshirë një të OKB-së. Bomba të tjera vetëvrasëse kanë shpërthyer po ashtu pranë ndërtesave tona, pasi Damasku është bërë betejë e luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë”, ka thënë Nesirky.

Ai ka bërë të ditur se rreth 50 punëtorë nga 100, sa përbëjnë stafin e OKB-së, do të zhvendosen përkohësisht.

Konflikti civil në Siri ka hyrë në vitin e tretë. Në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve kanë humbur jetën rreth 70,000 persona, bazuar në shifrat zyrtare të OKB-së.
XS
SM
MD
LG