Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në provincën Xhalalabad


Ilustrim
Ilustrim
Talebanët ka marrë përgjegjësinë për një sulm në të cilin të paktën shtatë sulmues vetëvrasës, sulmuan një bazë policore në qytetin lindor Xhalalabad të Afganistanit.

Së paku pesë polic raportohet të jenë vrarë në sulm.

Zyrtarët në provincen Nangarhar, thanë se një kryengritës aktivizoi një makinë bombë jashtë kompleksit të Forcës së Policisë në Xhalalabad.

Zyrtarët thanë se dy sulmuesit e tjerë me bomba vetëvrasëse shpërthyen në brendësi të kompleksit, kurse katër të tjerë u vranë në një betejë me armë me policinë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, tha se militantët kishin kryer sulmin.
Sulmi ndodhi gjatë një vizite që Serkretati amerikan John Kerry po i bente Afganistanit.
XS
SM
MD
LG