Ndërlidhjet

logo-print

Autopsia thotë se Berezovski është vetëvrarë


ilustrim

ilustrim

Policia britanike ka njoftuar se autopsia për vdekjen e oligarkut rus, Boris Berezovski, tregon se ai është vetëvrarë.

Policia, përmes një deklarate ka njoftuar se Berezovski, në trupin e tij, nuk ka pasur shenja dhune.

Megjithatë, policia nuk ka specifikuar rrethanat e vdekjes.

Analiza të mëtejshme, sipas policisë, duke përfshirë ato toksikologjike, do të kryhen, por ato do të marrin kohë.

Miliarderi Berezovsky, ishte kritik i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai është gjetur i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Ascot, pranë Londrës.

Disa nga bashkëpunëtorët Berezovski, kanë treguar se ai mund të ketë qenë në depresion në kohën e vdekjes, për shkak të një sërë dështimesh.
XS
SM
MD
LG