Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga, dekretoi Bedri Hamzën guvernator të BQK-së


Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e Bedri Hamzës në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013.

Në anën tjetër, përzgjedhja e Bedri Hamzës, në Kuvend është bërë pa votat e opozitës, duke quajtur se më këtë emërim, politizohet edhe BQK-ja.

Ndërsa, shoqëria civile ka kërkuar nga presidentja e vendit që mos të dekretojë emërimin e zotit Hamza në këtë pozitë, për shkak se ka qenë anëtar i PDK-së.

Bedri Hamza, ka qenë ministër i Financave, ku nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje në janar të këtij viti dhe që atëherë ende nuk është zgjedhur ministri i ri i Financave.
XS
SM
MD
LG