Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë – dy zyrtarë lokalë të vrarë


Pamje e fotografive të kandidatëve për zgjedhje në kryeqytetin Bagdad

Pamje e fotografive të kandidatëve për zgjedhje në kryeqytetin Bagdad

Policia e Irakut thotë se nga një bombë e vënë në një veturë, janë vrarë dy zyrtarë lokalë dhe një tjetër është plagosur, në pjesën veriore të këtij vendi.

Bomba shpërtheu sot në qytetin Tuz Khormato.

Viktimat e ekslodimit ishin kandidatë në zgjedhjet provinciale, që do të mbahen më 20 prill.

AFP raporton se gjithsej 13 kandidatë në zgjedhje janë vrarë deri tash.

Aktualisht, autoritetet i kanë shtyrë zgjedhjet në dy provinca.

Tuz Khormato është në qytet një territor kontestues, që pretendohet nga qeveria qendrore në Bagdad dhe nga rajoni autonom kurd në Irak.
XS
SM
MD
LG