Ndërlidhjet

Afganistan: Kerry u takua me OJQ-të dhe femrat nga biznesi


John Kerry dhe Hamid Karzai

John Kerry dhe Hamid Karzai

Sekreta amerikan i shtetit, John kerry, sot në Kabul të Afganistanit, është takuar me organizata joqeveritare afgane dhe me femrat që merren me biznes.

Në takimin, i cili u mbajt në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, gratë i tregun zotit Kerry për shqetësimet e tyre lidhur me tërheqjen e paralajmëruar të forcave të jashtme nga Afganistani në fund të vitit 2014.

Zyrtari i lartë amerikan ka biseduar, ndaras, me disa studente nga Universiteti Amerikn në Kabul.

Sekretari Kerry ka pasur takime edhe me liderë civilë dhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë edhe kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Afganistan.

Duke u shprehur për zgjedhjet e palnifikuara për vitin e ardhshëm, Kerry tha se “ju jeni të angazhuar në përpjekje të mrekullueshme dhe e gjithë bota po shikon”.

Më herët, Kerry është takuar me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, me ç’rast është diskutuar për situatën e sigurisë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG