Ndërlidhjet

Tiranë: U inaugurua memoriali “Postbllok”


Fëmijët luajnë në një bunker afër Shkodrës që ka mbetur nga periudha e diktatorit Enver Hoxha
Fëmijët luajnë në një bunker afër Shkodrës që ka mbetur nga periudha e diktatorit Enver Hoxha
Në Tiranë sot është inauguruar memoriali “Postbllok” , që përmbanë 2.6 tonë pjesë të Murit të Berlinit, me të cilin nderohen të burgosurit politikë, që kanë vuajtur nën regjimin komunist të ish diktatorit të ndjerë, Enver Hoxha.

Memoriali është zbuluar në Tiranë, në hapësirën e banuar të njohur si “Bllok”, ku dikur kishin jetuar anëtarët e lartë të regjimit të Enver Hoxhës.

Pjesa e Murit të Berlinit është vendosur afër një bunkeri të çimentos dhe shtyllave të betonit nga një minierë famëkeqe, ku dikur të burgosurit ishin detyruar të punojnë.

Afro 100 mijë shqiptarë ishin burgosur, dërguar në kampe të internimit ose ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Enver Hoxhës, që ka zgjatur prej vitit 1944 e deri në Dhjetor të vitit 1990, raporton agjencia AP nga Tirana.

Por, shumë ish të burgosur politikë mbeten të pakënaqur me premtimet e paplotësuara për kompenzim dhe ri-integrim në shoqërinë shqiptare.
XS
SM
MD
LG