Ndërlidhjet

EULEX: Borchardt në Beograd ka diskutuar për situatën në veri


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Bernd Borchardt, e ka kryer vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, me ç’rast është takuar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq, e të tjerë.

“Bashkëpunimi në sundimin e ligjit është kryesor për luftimin e krimit. Ashtu siç krimi mund të ketë dimension rajonal, edhe luftimi kundër tij, duhet të ketë dimension rajonal. Në këtë aspekt, bisedimet ishin të dobishme”, ka thënë Bernd Borchardt.

Mëtutje në kumtesën e misionit EULEX theksohet se në mesin e çështjeve që janë diskutuar ishin bashkëpunimi i forcuar, situata në pjesën veriore të Kosovës, mbështetja e EULEX-it për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja, e të tjera.
XS
SM
MD
LG