Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Dënohet kërcënimi ndaj veprimtares Nazlie Balaj


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Grupi i Grave Deputete të Kosovës thotë se është i indinjuar nga kërcënimi ndaj aktivistes Nazlie Balaj (veprimtare e Vetëvendosjes), së cilës i janë drejtuar kërcënime për vrasje, nëse nuk tërhiqet nga mbrojtja me ligje e viktimave të luftës, e veçanërisht grave të dhunuara gjatë luftës.

Ky grup konsideron se kërcënimi qyqar është tentim që t’i stigmatizoj dhe anatemoj edhe më tutje gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës dhe kërkon nga organet e rendit që ta sjellin para drejtësisë personin që i është kërcënuar zonjës Balaj, por edhe të gjithë personat që ushtrojnë dhe nxisin akte dhune.

Grupi mi Grave Deputete, në njoftimin për media, e inkurajon zonjën Bala, veprimtarët për të drejtat e njeriut, gratë dhe burrat, që të kenë kurajo dhe guxim qytetar për ta denoncuar dhe luftuar çdo formë të dhunës, duke i siguruar se Gratë Deputete të Kuvendit të Kosovës janë të përkushtuara për Kosovën ku sundon ligji dhe drejtësia.

Kundër kërcënimeve ndaj veprimtares për të drejtat e grave, Nazlije Balaj, ka reaguar edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), duke theksuar se realizimi i të drejtave të viktimave nuk është çështje turpi dhe se kërcënimi i kontribuon përforcimit të stigmës shoqërore ndaj viktimave të dhunës seksuale.

Mëtutje, në kumtesën për media, YIHR i fton institucionet dhe partitë politike që çështjen e viktimave të dhunës seksuale dhe të të gjitha viktimave të tjera, ta trajtojnë me humanitet dhe të mos i japin ngjyrime partiake.
XS
SM
MD
LG