Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: John Kerry e përfundoi vizitën


John Kerry dhe Hamid Karzai

John Kerry dhe Hamid Karzai

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është larguar nga Afganistani, pasi qëndroi dy ditë, gjatë të cilave u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi.

Ai sot është takuar edhe për të dytën herë me presidenin Hamid Karzai, me ç’rast është diskutuar situata e sigurisë në Afganistan.

Sekretari Kerry, sot në Kabul të Afganistanit, është takuar edhe me organizata joqeveritare afgane dhe me femrat që merren me biznes.

Në takimin, i cili u mbajt në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, gratë i tregun zotit Kerry për shqetësimet e tyre lidhur me tërheqjen e paralajmëruar të forcave të jashtme nga Afganistani, në fund të vitit 2014.

Zyrtari i lartë amerikan ka biseduar, ndaras, me disa studente nga Universiteti Amerikn në Kabul.

Sekretari Kerry ka pasur takime edhe me liderë civilë dhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë edhe kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG