Ndërlidhjet

Jahjaga: Masakra e Krushës e tronditi gjithë atdheun


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë fjalimit në Krushë të Vogël

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë fjalimit në Krushë të Vogël

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Masakra e Krushës, para 14 vitesh, e tronditi gjithë atdheun.

Gjatë fjalimit të saj një tubimin përkujtimor në Krushë, ajo ktheksoi se “kjo ishte një nga masakrat më të turpshme e kryer ndaj popullsisë civile, ndërsa masakrat dhe vrasjet masive, që u bënë prej paramilitarëve dhe policisë e ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës”.

Mëtutje, siç njofton Presidenca e Kosovës, zonja Jahjaga tha se “në ditët si kjo, sot ndjejmë dhimbje dhe pikëllim, sepse mblidhemi së bashku për të përkujtuar më të dashurit tonë, që u vranë dhe u masakruan nga dora gjakatare”, dhe shtoi se “i kujtojmë me dhimbje të pashuar fëmijët, bijtë dhe bijat, vëllëzërit, motrat, nënat, baballarët dhe të afërmit tanë, që sot nuk janë me ne”.

Presidentja Jahjaga, në vazhdim të fjalimit të saj në Krushë të Vogël, tha se një numër i këtyre dëshmorëve, që u vranë në vitin 1999, “ende nuk e kanë një varr ku të prehen, një vend ku vijmë dhe i nderojmë në ditët tona të dhimbjes”.
XS
SM
MD
LG