Ndërlidhjet

Liga Arabe: Këshilli Opozitar e përfaqëson Sirinë


Pamje e shtëpive të shkatërruara në qytetin e Homsit në Siri
Pamje e shtëpive të shkatërruara në qytetin e Homsit në Siri
Liga Arabe e ka hapur sot samitin e saj dyditësh në Doha të Katarit, ndërsa Emiri i këtij vendi e ka ftuar opozitën e Sirisë që të ulet në vendin e Sirisë.

Në vitin 2011, Liga Arabe e pat supsenduar anëtarësimin e Qeverisë së Sirisë.

Megjithatë, ky takim po mbahet në periudhën e konflikteve të brendshme në Këshillin Kombëtar të Sirisë në opozitë.

Lideri i saj, Moaz al-Khatib, u tërhoq të dielën, por ka folur në këtë samit, duke thënë se Qeveria e Bashar al-Assadit, bartë përgjegjësi për refuzimin e zgjidhjeve për konflikt.

Nga ana tjetër, veprimtarët opozitarë thonë se forcat proqeveritare e kanë marrë përsëri lagjen Baba Amr në qytetin Homs. Kjo lagje për dy javë ishte nën kontrollin e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG