Ndërlidhjet

Britani: Hapet hetimi gjyqësor për vdekjen e Berezovskyt


Policia britanike afër shtëpisë së Boris Berezovskyt

Policia britanike afër shtëpisë së Boris Berezovskyt

Policia britanike thotë se hetimi gjyqësor për shkaqet e vdekjes së oligarkut rus, Boris Berezovsky, do të hapet më 28 Masrs.

Gjatë këtij shqyrtimi do të dëgjohen dëshmi për shkakun e vdekjes së Berezovskyt dhe pastaj do të caktohet një datë e mëvonshme për hetime të plota.

Berezovsky u gjet i vdekur në shtëpinë e tij afër Londrës, ditën e shtunë.

Policia tha se autopsia ka gjetur se shkaku i vdekjes ishte “në shenjë të vetvrasjes”.

Por, policia nuk ka thënë nëse Berezovsky e ka varur veten apo jo.

Për të pasur informacione më të sakta, kërkohen javë të tëra për prova të mëtejshme, përfshirë edhe kontrollin toksikologjik.

Disa bashkëpunëtorë të Berezovskyt sugjerojnë se ai mund të ketë qenë në depresion për shkak të humbjeve të fundit financiare.

Berezovsky krijoi pasuri në Rusi gjatë viteve të 90-ta, por emigroi në Britani në vitin 2000, pasi mospajtimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG