Ndërlidhjet

Të paktën 20 të lënduar nga një tërmet në Tajvan


Ilustrim

Ilustrim

Një termet i fuqishëm është ndjerë në Tajvan. Byroja qendrore meteorologjike, tha se dridhjet janë regjistruar me magnitudën 6.1 shkallësh të Rihterit.

Tërmeti ka ndodhur 250, kilometra në jug të Taipeit. Departamenti i zjarrfikësve tha se të paktën 20 njerëz janë plagosën, kryesisht nga shembja e objekteve.

Tërmetet e ngjashme ndodhin shpesh në Tajvan, pasi që ky territor shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike, por shumica e dridhjeve janë të vogla dhe nuk shkaktojnë dëme.

Megjithatë, një termet me magnitudë 7.6 shkallësh në Tajvanin qendror pati ndodhur në vitin 1999, ku kanë pësuar 2.400 persona dhe ishin shkatërruar 50 mijë ndërtesa.
XS
SM
MD
LG