Ndërlidhjet

HRW: Abuzime me refugjatët në kampin Mogadishu


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i ri i organizatës, Human Rights Watch, thotë se persona të zhvendosur në Somali, janë duke u përdhunuar, rrahur dhe keqtrajtuar.

Raporti i kësaj organizate, thotë se abuzimet po bëhen nga ushtarët e qeverisë dhe anëtarë të milicisë.

Raporti, fokusohet në refugjatë të cilët kanë ikur nga uria dhe konfliktet e armatosura që në vitin 2011.

Disa nga abuzimet përfshijnë, dhunën seksuale kundër grave dhe vajzave.
HRW, gjithashtu raporton për diskriminim e refugjatëve që vijnë nga grupe të caktuara etnike.

Qeveria e re somaleze, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ka ardhur në fuqi vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG