Ndërlidhjet

Obama emëron shefen e Shërbimit Sekret


Julia Pierson
Julia Pierson
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar gruan e parë në krye të Shërbimit Sekret.

Julia Pierson ka punuar për 30 vjet në këtë agjenci, e cila mbron presidentin dhe familjen e tij, si dhe heton krimet financiare.

Emërimi i saj nuk kërkon konfirmimin e Kongresit.

Piereson, e cila aktualisht është shefe e stafit, do të pasojë Mark Sullivan-in, i cili ka bërë publike tërheqjen qysh në muajin shkurt.

Emërimi i saj po ashtu ndodh gati një vit pasi punonjësit e Shërbimit Sekret janë kapur në një skandal prostitucioni, gjatë një vizite presidenciale në Kartagjena të Kolumbisë.

Tetë agjentë kanë lënë Shërbimin si pasojë e incidentit, i cili ka bërë që agjencia të ndryshojë disa rregulla.
XS
SM
MD
LG