Ndërlidhjet

Autoritetet braziliane kanë mbyllur stadiumin kryesor për Lojërat Olimpike të vitit 2016, për shkak të problemeve strukturore me çatinë.

Kryetari i Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes, ka thënë se stadium Joao Havelange, i ndërtuar në vitin 2007, do të jetë i mbyllur për kohë të pacaktuar, derisa të riparohen të gjitha defektet.

Paes nuk ka dhënë detaje për natyrën e problemeve, por kur është pyetur nëse ato paraqesin rrezik për tifozët, ai ka thënë “po”.

Sidoqoftë, autoritetet braziliane kanë thënë se Olimpiada është ende vite larg dhe kanë ofruar garanci se gjithçka do të jetë gati me kohë.
XS
SM
MD
LG