Ndërlidhjet

Liga Arabe mbështet armatosjen e rebelëve sirianë


Damask

Damask

Liga Arabe ka mbështetur idenë për të ndihmuar ushtarakisht rebelët sirianë.

Në draft-deklaratën e saj thuhet se organizata afirmon “të drejtën e çdo shteti për të siguruar të gjitha format e vetëmbrojtjes, përfshirë edhe ato ushtarake, në mbështetje të rezistencës së popullit sirian dh të Ushtrisë së Lirë Siriane”.

Shtetet arabe nuk janë subjekt i embargove të armëve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë vënë Sirisë.

Draft-deklarata po ashtu u bën thirrje organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që të njohin Koalicionin Kombëtar të opozitës si përfaqësues të vetëm legjitim të popullit të Sirisë.

Liga Arabe ka hapur të martën samitin e saj dyditor në Doha të Katarit.
XS
SM
MD
LG