Ndërlidhjet

Britania nis hetimin gjyqësor për vdekjen e Berezovskyt


Boris Berezovsky
Boris Berezovsky
Policia britanike ka bërë të ditur se hetimi gjyqësor për vdekjen e ish-oligarkut rus, Boris Berezovsky, do të hapet më 28 mars.

Berezovsky është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Britani të shtunën.

Policia ka thënë se, në bazë të autopsisë, bëhet fjalë për varje, por ajo nuk ka sqaruar nëse Berezovsky ka varur veten.

Disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se Berezovsky mund të ketë qenë në depresion për shkak të humbjeve të fundit financiare.

Ai ka bërë pasurinë në Rusi gjatë viteve 1990, por ka emigruar në Britani më 2000, pas mospajtimeve me presidentin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG