Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kritikon Ligën Arabe për vendime "të paligjshme"


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka kritikuar vendimin e Ligës Arabe për t’i dhënë vendin zyrtar të Sirisë koalicionit të opozitës së këtij vendi.

“Në aspektin e ligjit ndërkombëtar, vendimi i Ligës është i paligjshëm, sepse Qeveria e Republikës Arabe të Sirisë ka qenë dhe është përfaqësuese legjitime në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.

Kreu i opozitës siriane, Ahmed Moaz al-Khatib, ka marrë vendin e Sirisë në samitin vjetor të Ligës Arabe, në Doha të Katarit.

Ky hap ka shkaktuar zemërim edhe te Damasku.

Liga Arabe ka mbështetur po ashtu idenë për të ndihmuar ushtarakisht rebelët sirianë.

Në draft-deklaratën e saj thuhet se organizata afirmon “të drejtën e çdo shteti për të siguruar të gjitha format e vetëmbrojtjes, përfshirë edhe ato ushtarake, në mbështetje të rezistencës së popullit sirian dh të Ushtrisë së Lirë Siriane”.
XS
SM
MD
LG