Ndërlidhjet

Daçiq viziton Rusinë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se më 10 dhe 11 prill do të qëndrojë në Rusi.

“Qeveria e Serbisë i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia është partneri më i rënëdësishëm i politikës së jashtme të Serbisë.

Rusia është njëra nga mbështetëset më të fuqishme të Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Disa media serbe kanë spekuluar se në agjendë të bisedimeve të Daçiqit me zyrtarët rusë do të jetë edhe Kosova.
XS
SM
MD
LG