Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V.: Lufta mund të shpërthejë në çdo moment


Kore e Veriut

Kore e Veriut

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha komunikimet ushtarake me Korenë e Jugut, duke paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.

Të mërkurën, Phenjani ka ndërprerë linjën telefonike, e cila ndihmon punëtorët jug-koreanë të udhëtojnë në një kompleks industrial në Korenë e Veriut.

Së fundmi, ka ndërprerë një linjë të ngjashme edhe me Kryqin e Kuq dhe një me komandën e Kombeve të Bashkuara, të vendosur në kufirin Veri-Jug.

Të martën, Koreja e Veriut ka thënë se ka drejtuar tashmë raketat kah caqet në Shtetet e Bashkaura.

Në përgjigje, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se është i gatshëm për “çdo të papritur”.

Tensionet janë rritur prejse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake pak javë më parë, të cilat do të zgjasin deri në fund të prillit.
XS
SM
MD
LG