Ndërlidhjet

Britania s’arrin të ekstradojë klerikun mysliman


Abu Qatada
Abu Qatada
Qeveria britanike ka humbur apelin kundër një vendimi të gjykatës, i cili i lejon klerikut radikal mysliman, Abu Qatada, të mbetet në Britani.

Abu Qatada, emri i vërtetë i të cilit është Omar Mahmud Muhammad Othman, është dënuar në mungesë në Jordani për planifikim të sulmeve terroriste më 1999 dhe 2000.

Qeveria britanike, qysh në vitin 2001, ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet e saj për të esktraduar Abu Qatadan, të cilin prokurorët e përshkruajnë si “operues kyç të Al Kaidës në Evropë”.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Londër kanë rrëzuar sot kërkesën për ekstradim, duke thënë se ka rrezik që provat e siguruara përmes torturës në Jordani, të përdoren kundër klerikut.
XS
SM
MD
LG