Ndërlidhjet

BRICS “pak përparim” drejt bankës së re


Durban, Afrika e Jugut

Durban, Afrika e Jugut

Liderët e grupit BRICS, që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, kanë bërë pak përparim në krijimin e një banke të re të zhvillimit, e cila do të kundërbalanconte institucionet tjera monetare, të tilla si Banka Botërore.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, i cili ka qenë nikoqir i samitit dyditor, ka thënë se BRICS është pajtuar për krijimin e bankës në parim, porse “janë të nevojshme bisedime shtesë për të finalizuar detajet”.

Disa diplomatë kanë thënë se liderët nuk kanë mundur të pajtohen se sa të holla do të injektohen, se si do të shpërndahen projektet dhe se ku do ta ketë selinë banka.

BRICS synon të krijojë bankën, pasi mendon se institucionet e tjera monetare, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndëkombëtar, janë të dominuara nga vendet e Perëndimit.
XS
SM
MD
LG