Ndërlidhjet

Pajtimi Turqi-Izrael sjell përfitime dhe komplikime rajonale


Azerbaijan - Israel-Turkey relationships

Azerbaijan - Israel-Turkey relationships

Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, përgatitej të përmbyllte vizitën në Izrael javën e kaluar, udhëtimi i tij në rajon veçmë kishte nisur të kritikohej për mungesë të përparimeve politike.

Kjo deri në minutën e fundit, kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka telefonuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe i ka kërkuar falje për vdekjen e nëntë aktivistëve turq në incidentin e vitit 2010.

Aktivistët kanë pësuar kur ushtria izraelite ka bastisur një flotë ndërkombëtare, e cila transportonte ndihma për Rripin e Gazës.

Është thënë se presidenti Obama ka ndihmuar në aranzhimin e telefonatës mes dy kryeministrave, pak orë para se të largohej nga vizita e parë zyrtare në Izrael.

Ka qenë çështje kohe kur amerikanët do të bënin këtë hap… Kur merren parasysh çështjet e tjerta përreth, të cilat nuk përfshijnë vetëm Sirinë, por edhe të ardhmen e Irakut, Iranin, Egjiptin e të tjera, Shtetet e Bashkuara duhet të stabilizojnë njëherë partnerët direktë”, thotë Avrum Burg, analist në institutin izraelit, Molad.

Deri më 2010, Turqia, për vite të tëra, ka qenë partneri kryesor mysliman i Izraelit.

Tani shtrohet pyetja se çfarë ndikimi do të ketë pajtimi i tyre në një rajon, i cili është ende në kërkim të rrugës së tij, pas Pranverës Arabe.

Yossi Mekelberg, ekspert për Lindjen e Mesme në Institutin Chatam të Londrës, thotë se Izraeli dhe Turqia mund të korrin përfitime diplomatike, politike, ushtarake dhe ekonomike.

Në krye të agjendës së tyre dypalëshe, Mekelberg thotë se do të jetë lufta e vazhdueshme në Siri.

Shpërbërja e Sirisë, rreziku që armët kimike të bien në duar të gabuara, është shqetësim edhe për Izraelin, edhe për Turqinë. Dhe për këtë, ata duhet të bashkëpunojnë në nivel të inteligjencës dhe madje në nivel politik, nëse Siria copëtohet”, thotë Mekelberg.

Analisti turk, Mehmet Yegin, shfaq bindjen se dy vendet e sapopajtuara do të bashkëpunojnë në siguri, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore të njëri-tjetrit.

Sipas tij, rifillimi i një bashkëpunimi të tillë mund të përbëjë pengesë jo vetëm për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, por edhe për mbështetësit e tij rajonalë, siç është Irani.

Aktualisht, Turqia është në një pozitë të ngjashme me Izraelin sa i përket çështjes së Sirisë. Por, pasi që nuk kanë koordinuar politikat e tyre, ato nuk kanë qenë edhe aq efektive. Bashkëpunimi i iranianëve me Irakun, për t’i dërguar armë regjimit të Assadit, ka qenë në fakt më efektiv. Mendoj se ky tani është një mesazh i fuqishëm që nuk do të mirëpritet nga Irani”, thotë Yegin.

Ai shton se Turqia, e cila, në kohët e fundit, ka shënuar një seri të sukseseve rajonale diplomatike, qëndron gati për të dalë si një ndërmjetësuese e rëndësishme në marrëdhëniet e Izraelit me Iranin dhe madje me Lëvizjen Islamike të Hamasit, e cila sundon Rrupin e Gazës.

Megjithatë, analisti Burg thotë se pajtimi turko-izraelit mund komplikojë marrëdhëniet e shtetit hebre me Egjiptin, presidenti islamik i të cilit, së fundmi, ka qenë ndërmjetësues midis Izraelit dhe Hamasit.

Tani kur turqit janë kthyer në rol dhe kur kryeministri Erdogan ka paralajmëruar se do të vizitojë Gazën muajin e ardhshëm, përpjekjet e Egjiptit për të paraqitur veten si fuqi rajonale, mund të pësojnë, thotë Burg.(v.tela)
XS
SM
MD
LG