Ndërlidhjet

Vetëm një i marrë “do të donte qeverisjen në Itali”


Pier Luigi Bersani
Pier Luigi Bersani
Lideri i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani, i cili po bën përpjekje të formojë qeverinë e re, ka thënë se vetëm një person i sërmurë mentalisht do të donte të qeveriste tani me Italinë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë bisedimeve me partitë politike, për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Javën e kaluar, atij i është kërkuar zyrtarisht nga presidenti Giorgio Napolitano që të bëjë përpjekje për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve paralamnetare të shkurtit, të cilat nuk kanë rezultuar me fitues të qartë.

“Dua që gjërat të jenë të qarta: Unë jam i gatshëm të marr një sasi të madhe të përgjegjësisë, por kërkoj edhe nga të tjerët që të marrin ngapak”, ka thënë Bersani.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, po përballet aktualisht me recesionin më të gjatë në dy dekada.
XS
SM
MD
LG