Ndërlidhjet

Kabuli anulon vizitën ushtarake në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Afganistani ka anuluar udhëtimin e një delegacioni ushtarak në Pakistan, për shkak të “granatimeve të papranueshme nga ky vend”.

Një ekip prej 11 anëtarësh nga Ushtria Kombëtare e Afganistanit është dashur të udhëtojë në Kueta, për të marrë pjesë në stërvitje të simuluara ushtarake.

Ministria e Jashtme afgane ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se vizita nuk do të ndodhë për shkak të granatimeve të Pakistanit në provincën Konar të Afganistanit, më 25 dhe 26 mars.

Marrëdhëniet e tensionuara midis dy vendeve fqinje janë përkeqësuar edhe më shumë në kohën e fundit.

Një zyrtar i paidentifikuar i Ministrisë së Jashtme pakistaneze i ka thënë agjencisë Reuters se presidenti afgan, Hamid Karzai, është pengesa më e madhe për paqe dhe se ai është duke drejtuar vendin e tij drejt ferrit.
XS
SM
MD
LG