Ndërlidhjet

Opozita siriane hap ambasadën e parë në Katar


Moaz al-Khatib (në mes) gjatë hapjes së ambasadës në Katar.
Moaz al-Khatib (në mes) gjatë hapjes së ambasadës në Katar.
Një grup i opozitës siriane, i njohur nga Liga Arabe si përfaqësuesi i vetëm i Sirisë, ka hapur ambasadën e tij të parë.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Moaz al-Khatib, ka shfrytëzuar ceremoninë e prerjes së shiritit në Katar për të kritikuar dështimin e fuqive botërore, për të ndihmuar rebelët që të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad.

Të martën, grupit opozitar i është dhënë vendi zyrtar i Sirisë në Samitin e Ligës Arabe në Doha.

Rusia e ka cilësuar këtë veprim si një tjetër hap anti Siri.

Moska ka thënë po ashtu se vendimi i Ligës Arabe shkel ligjin ndërkombëtar.

Irani, në anën tjetër, ka thënë se vendimi zbulon “një model të sjelljes së rrezikshme”.
XS
SM
MD
LG