Ndërlidhjet

logo-print

Qipro vë limite në transferimin e parave


Nikozi, Qipro

Nikozi, Qipro

Qiproja do të vendosë limite në transferimet e parave dhe në sasinë e parave të gatshme që qytetarët mund të bartin jashtë vendit.

Roje shtesë të sigurisë do të vendosen po ashtu pranë bankave, pas rihapjes së tyre të enjten.

Mësohet se qipriotët kanë të drejtë të bëjnë transferime bankare dhe pagesa me kartela krediti në vlerë prej 5,000 eurosh në muaj. Ndërkaq, kur të dalin jashtë vendit, mund të marrin deri në 3,000 euro.

Kufizimet vijnë pak ditë pasi Qiproja ka shmangur një situatë të vështirë financiare, duke nënshkruar marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, për ndihmë prej 10 miliardë eurosh.

Marrëveshja ka kushtëzuar depozituesit në bankat e Qipros që të paguajnë taksa deri në 10 për qind, varësisht prej shumës së parave në banka.

Bankat qipriote do të rihapen të enjten pas afro dy javësh të mbyllura.
XS
SM
MD
LG