Ndërlidhjet

Paralajmërohen protesta të reja kundër KEK-ut


Foto arkivi

Foto arkivi

Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka mbajtur një konferencë për media para ndërtesës së Korporatës Energjetike në Prishtinë, ku ka bërë të ditur se do të vazhdojë protestat kundër KEK-ut.

Grupi ka paralajmëruar se një tjetër protestë do të mbahet javën e ardhshme.

Pakënaqësitë e qytetarëve kanë të bëjnë me faturat e energjisë elektrike për muajt janar dhe shkurt, të cilat, sipas tyre, janë të fryra.

Deri më tash, ata kanë mbajtur disa protesta kundër KEK-ut, por ky i fundit thotë se faturat përputhen me leximin e orëve.

Përfaqësuesit e Grupit të Qytetarëve të Organizuar edhe të mërkurën kanë ripërsëritur kërkesat e njëjta: shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, dhe vënien para drejtësisë, shkarkimin e bordit menaxhues të KEK-ut, shkarkimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, si dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
XS
SM
MD
LG