Ndërlidhjet

Hidhet poshtë akuza kundër Klausit


Ish-presidenti çek, Vaclav Klaus.
Ish-presidenti çek, Vaclav Klaus.
Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke ka hedhur poshtë akuzën për tradhti ndaj ish-presidentit çek, Vaclav Klaus.

Dhoma e Lartë e Parlamentit, e dominuar nga kundërshtarë politikë të Klausit, ka kërkuar nga gjykata që të vendosë nëse Klaus ka shkelur Kushtetutën duke garantuar një amnisti të shkallës së gjerë në muajin janar.

Amnistia ka përfshirë raste të mashtrimit të madh, çfarë ka shkaktuar zemërim te shumë çekë.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë akuzën, pasi mandati i dytë dhe i fundit i Klausit si president ka përfunduar më 7 mars.
XS
SM
MD
LG