Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet fizikisht aktivistja Nazlie Bala


Nazlie Bala - foto arkivi

Nazlie Bala - foto arkivi

Kryetarja e Sekretaritatit të Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Nazlie Bala, është sulmuar fizikisht të mërkurën në mbrëmje.

Sulmi ka ndodhur në hyrje të banesës së saj në Prishtinë.


“Sot, e mërkurë, 27 mars 2013, rreth orës 20:35, aktivisten Nazlie Bala e kanë sulmuar fizikisht në hyrjen e banesës së saj, duke e pasuar sulmin me kërcënimin 'dije se kemi me të vra’... Ky sulm vjen pas marrjes së letrës kërcënuese më 20 mars 2013, ku aktivistes Bala i kërcënohej jeta nëse vazhdon të mbrojë 'turpin'”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po sipas saj, sulmi ndërlidhet me “iniciativën e kohëve të fundit për amendamentimin e Ligjit për veteranët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, kur për herë të parë synohet të vendosen si kategori e viktimës së luftës edhe personat e dhunuar seksualisht".

“Gjuha e ashpër kundërshtuese e disa deputetëve të PDK-së ndaj kësaj nisme ligjore ka shkaktuar kërcënimin dhe dhunën fizike ndaj drejtueses së Sekretariatit të Gruas, Nazlie Bala, dhe kërcënimet edhe ndaj drejtueses së emisionit Kërkim në RTK. Vetëvendosja e mban përgjegjës kryeministrin Thaçi”, thuhet në kumtesë.
XS
SM
MD
LG