Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi u raporton deputetëve për dialogun


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë sot para deputetëve kosovarë për takimin e fundit të tij me homologun serb, Ivica Daçiq.

Thaçi ka takuar javën e kaluar Daçiqin për rrethin e shtatë të bisedimeve, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Procesi zhvillohet në Bruksel dhe ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimi i radhës është caktuar për 2 prill.

Pritjet janë që palët të arrijnë marrëveshje për vendosjen e normalitetit në komunat veriore të Kosovës, ku serbët lokalë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta paralele.
XS
SM
MD
LG