Ndërlidhjet

Britania hap hetim gjyqësor për Berezovskin


Ilustrim

Ilustrim

Britania ka hapur hetim gjyqësor lidhur me vdekjen e ish-oligarkut rus, Boris Berezovski.

67-vjeçari është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në periferi të Londrës, të shtunën e kaluar.

Hetimi gjyqësor do të marrë kohë për të lejuar ekzaminimet e plota. Një hetim policor, tregoi se vdekja e Berezovskyt kishte të bënte me "vetëvrasje”.

Hetimet për rastin janë duke u bërë dhe duhet kohë para se rezultatet e testeve të mëtejshme, duke përfshirë ato toksikologjike e histologjike.

Disa nga bashkëpunëtorët Berezovskit, kanë deklaruar se ai mund të ketë qenë në depresion për shkak të humbjeve të fundit financiare.

Berezovksy është pasuruar në Rusi gjatë viteve 1990, por ka emigruar në Britani në vitin 2000.
XS
SM
MD
LG