Ndërlidhjet

Mandela sërish në spital


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është hospitalizuar "për shkak të përsëritjes së infeksionit në mushkëri”. Njoftimi u bë i ditur sot nga zyra e presidentit Jakob Zuma.

Në njoftim thuhet se Mandela u shtrua në spital pak para mesnatës, por nuk jepen hollësi të tjera.

Mandela, 94 vjeç, u shtrua në spital për gati tri javë në dhjetorin e vitit të kaluar, për trajtim të një infeksioni në mushkëri.

Aktivisti kundër aparteidit, është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994.

Ai nderohet në gjithë botën për predikimin e pajtimit ndërmjet shumicës zezake në Afrikën e Jugut dhe pakicës së bardhë, e cila dikur sundonte vendin.

Mandela, po ashtu, është laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG