Ndërlidhjet

Presidenca dënon sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala, që u ka dhënë krah dhe mbështetje grave të dhunuara.

“Sulmi fizik ndaj zonjës Bala është një akt qyqar, është goditje ndaj vlerave të shoqërisë sonë, që mëton të jetë demokratike dhe tolerante, dhe është edhe sulm ndaj asaj pjese të shoqërisë të cilës i nevojitet përkrahja e të gjithë neve”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Në komunikatë, thuhet po ashtu se “dhuna fizike ndaj një aktivisteje është një vepër e patolerueshme dhe e papranueshme që kthen prapa zhvillimin demokratik të vendit dhe përpiqet ta përulë gjysmën e popullatës së Kosovës”.


Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, thekson se aktet e këtilla barbare nuk mund të mbesin të pandëshkuara dhe kërkon me forcë nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sulmuesit dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG