Ndërlidhjet

Thaçi dënon sulmin ndaj aktivistes Bala


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala.

"Ky akt qyqar është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe është në dëm të demokracisë së vendit tonë", citohet të ketë thënë kryeministri, përmes një komunikate për shtyp.

Ai ka kërkuar "veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që të kapen akterët e këtij sulmi dhe të marrin dënimin e meriturar".

Nazlie Bala është sulmuar fizikisht mbrëmë, në hyrjen e banesës së saj. Lëvizja Vetëvendosje, pjesëtare e së cilës është zonja Bala, ka bërë të ditur se "sulmi ndërlidhet me “iniciativën e kohëve të fundit për amendamentimin e Ligjit për veteranët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, kur për herë të parë synohet të vendosen si kategori e viktimës së luftës edhe personat e dhunuar seksualisht".
XS
SM
MD
LG