Ndërlidhjet

Mitrovicë: Kontrabandë me mallra


Policia e Kosovës, ka sekuestruar një sasi të konsideruar të vajit motorik të dyshuar si kontraband.

Policia patrullues e stacionit të jugu të Mitrovicë, ka ndaluar për kontroll të sigurisë një automjet, të tipit “Fiat dukato”, pa targa të regjistrimit, në rrugën “Hasan Prishtina”.

Gjatë kontrollit të automjetit, policët kanë identifikuar një ngarkesë prej 74 paketimeve me vaj motorik, 18 bidonë metali me vaj motorik dhe një paketim tjetër 32 litërshe, po ashtu me vaj motorik, ngarkesë kjo për të cilën ngasësi i automjetit, 39 vjeçar, nuk posedonte dokumentacionin përcjellës dhe as dokumentacionin për prejardhjen e mallit.

Hetuesit policor, kanë ndërmarrë masat e duhura dhe kanë kërkuar asistencën e zyrtarëve të doganave të Kosovës, për të sekuestruar mallin e dyshuar të kontrabanduar.

Rasti është iniciuar si vepër penale “kontrabandë me mallra”.

Gjithsej, dy mijë e 412 litra vaj motorik, janë regjistruar dhe sekuestruar për procedurë të mëtejme nga zyrtarët e doganave të Kosovës.
XS
SM
MD
LG