Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me morataja Universiteti i Damaskut


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se disa predha mortajash kanë goditur kompleksin e Universitetit të Damaskut, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.

Lajmin e njëjtë e ka konfirmuar edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut – grup që mbështet opozitën.

Rebelët që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad kanë shpeshtuar dukshëm përdorimin e moratajave për të goditur caqet në Damask.

Këtë javë, sulmet e tilla kanë vrarë së paku tre njerëz dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG