Ndërlidhjet

Jahjaga takoi kreun e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq.

Ky takim njfton presidenca është realizuar në kuadër të vizitës së Svilanoviqit në Kosovën me rastin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë rajonale të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Presidentja Jahjaga në takim e ka vlerësuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në RCC si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që ndihmon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe qasjen e shteteve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndaj sfidave globale me të cilat përballet Ballkani.

Presidentja Jahjaga thuhet në komunikatë e ka siguruar Svilanoviqin se Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në të gjitha nismat rajonale që do të ndihmojnë rrugëtimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Kurse, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Svilanoviq theksoi se në kuadër të bashkëpunimit rajonal, RCC në vitet e ardhshme prioritet do ta ketë zhvillimi shoqëror dhe ekonomik të rajonit, me qëllim të uljes së papunësisë dhe ngritjes së standardit të jetesës, thuhet në njoftimin e presidencës.
XS
SM
MD
LG