Ndërlidhjet

Krasniqi dënon sulmin fizik ndaj aktivistes Bala


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, nëpërmjet një deklarate për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj aktivistes Nazlie Bala.

“Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, një akt i cili është në kundërshtim me vlerat tona demokratike. Si i tillë, kërkoj nga organet kompetente të drejtësisë që akterët e këtij akti të shëmtuar të kapen dhe të dalin para drejtësisë”, citohet të ketë thënë kryekuvendari Krasniqi përmes një komunikate për media.

Nazlie Bala është sulmuar fizikisht mbrëmë, në hyrjen e banesës së saj.
XS
SM
MD
LG