Ndërlidhjet

Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj Balës


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar sot ndaj sulmit fizik kundër aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala.

“Ambasada e SHBA-ve dënon ndërhyrjet, kërcënimet dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe gazetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për shprehje të lirë dhe ndaj atyre që së voni debatuan amandamentet e propozuara në Kuvendin e Kosovës”.

“Debati i hapur dhe publik është pjesë përbërëse e një demokracie stabile që mbron të drejtat e gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh gjininë, besimin, orientimin seksual, apo etnicitetin”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane.

Po sipas saj, çdo shtet ka për obligim të identifikojë mbështetje të përshtatshme për ata që kanë vuajtur si rezultat i luftës, përfshirë mbijetuesit e përdhunimit.

“Debati i hapur dhe i drejtë në Kuvend dhe shoqëri është për Kosovën rruga demokratike e përcaktimit të mënyrës më të mirë për t’iu shërbyer qytetarëve të saj”, thuhet në kumtesë.

Nazlie Bala është sulmuar të mërkurën në mbrëmje në hyrje të banesës së saj në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar polemika me Partinë Demokratike të Kosovës në lidhje me iniciativën e saj për të përfshirë gratë e dhunuara në luftë në kategorinë e viktimave të luftës.
XS
SM
MD
LG