Ndërlidhjet

logo-print
Dymbëdhjetë studentë kanë humbur jetën nga sulmi me mortaja në Universitetin e Damaskut.

Televizioni shtetëror raporton se mortajat kanë goditur kantinën e Departamentit të Arkitekturës.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup ky që mbështet opozitën, ka konfirmuar po ashtu sulmin ndaj kompleksit.

Rebelët që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad kanë shpeshtuar dukshëm përdorimin e moratajave për të goditur caqet në Damask.

Këtë javë, sulmet e tilla kanë vrarë së paku tre njerëz dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG